Një muaj pas tërmetit që solli pasoja dramatike tek qytetarët e Durrësit, rindërtimi ende nuk ka nisur, as në banesat para vitit 1993 e as në pallatet e reja.

Si një rreze drite në mes të oqeanit të dëshpërimit, ku gjendjen mijëra familje që kanë mbetur të pastrehë, është pallati 10 katësh në lagjjen numër 5, i cili në kohë rekord është riparuar nga ndërtuesi, i cili me shpenzimet e tij. Pas tërmetit ambientet e përbashkëta pësuan çarje të ndryshme dhe rënie të suvasë, ashtu si edhe apartamentet brenda pallatit. Por në këtë prag të ndërrimit të viteve , nga çarjet e dikurshme në shkallë e në mure nuk ka më asgjë, pasi pronari ka riparuar gjithçka, duke ju thënë banorëve të hyjnë brenda shtëpive të tyre.

Administratorja e pallatit, Mili Kapule tha se inspektimi u bë nga disa grupe inxhinierësh vendas e të huaj, të cilët lanë detyrë të bëheshin riparimet, pa të hynin banorët në pallat, dhe menjëherë pas marrjes së lejes së rikonstruksionit pronari nisi punën.
Në pak apartamente po punohet duke u bërë edhe ndërhyrjet e fundit, pasi muret kanë patur plasaritje çarje. Në Durrës janë qindra banesa të dala jashtë përdorimi, banorët po flenë në hotele dhe tek të afërmit, sepse fiks një muaj, pas tërmetit që shkaktoi 23 të vdekur në Durrës, askush nuk ka vënë dorë në rikonstruksionin e pallateve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb