Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Greqinë të premten u rrit në 100.

Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia Turke për Katastrofën dhe Menaxhimin e Emergjencave, numri më i madh i viktimave, 98 prej tyre, janë në Izmir, ndërsa dy vajza vdiqën në ishullin grek të Samos, raporton Reuters.

Siç është thënë, ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur shtetin turk në 10 vitet e fundit.

Një tërmet me madhësi gati shtatë gradë, i cili tronditi bregdetin e Egjeut të Turqisë dhe ishullin grek të Samos të premten, u ndje deri në Athinë dhe Stamboll dhe shkaktoi dëmet më të mëdha në Izmir.

Pas tërmetit të parë, u ndjenë pak më shumë se 800 tërmete më të dobëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: