Kur e gjithë Shqipëria po mban ‘frymën’ pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin më 26 nëntor, procesi mësimor në universitete por edhe në sistemin parauniversitar u pezullua.


Ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga lëkundjet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, të cilat sollën humbjen e 49 personave si dhe plagosjen e mbi 750 të tjerëve, frika vijon të jetë ende prezente. E ndaj duke marrë shkas nga situata e krijuar, Rektorati i Universiteti të Tiranës përmes një urdhri ka vendosur pezullimin e procesit mësimor deri më datë 6 dhjetor. Në urdhrin e rektorit Mynyr Konit thuhet se vendimi është marrë për garantimin e sigurisë teknike të ambienteve ku zhvillohet mësim.


“Në vijim të Urdhrit nr.21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, thuhet në vendimin e firmosur nga rektori Mynyr Koni.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb