Rehabilitimi i elementëve terroristë ka qenë një nga temat e diskutuara mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News24.

Lejdi Dervishi nga qendra e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm tha se raportet ndërkombëtare merren me një qasje më gjithpërfshirëse dhe se raporti i fundit i OKB vë theksin mbi mekanizmat që duhet të ndërtohen në nivel kombëtar për rehabilitimin dhe deradiklaizimin.

“Çfarëdolloj raporti, si ky i Këshillit të Sigurimit apo raporte të tjera, ne i shikojmë me një qasje më gjithëpërfshirëse, më të butë, ndryshe nga ajo që mund ta shikojnë agjencitë ligjzbatuese. Duke folur për një qasje pak më të butë dhe ky raport, të paktën në dijeninë time nga aleati ynë, nga Kombet e Bashkuara, është dhënë si të thuash një sugjerim ose është vënë theksi edhe mbi faktin që tek ky raport apo dhe masat që duhet të merren pas publikimit të këtij raporti, i duhet vënë më shumë theks, më shumë vëmendje të gjithë sistemit të masave që shtetet e OKB i vënë si rëndësi thelbësore mekanizmave që duhet të ndërtojnë në nivel kombëtar, pikërisht për t’i bërë parapritë një rehabilitimi dhe më pas programeve të ‘suksesshme’ të deradikalizmit. Të ‘suksesshme’ sepse historia na ka treguar këto vitet e fundit që jo gjithmonë këto programe deradikalizimi janë të suksesshme ashtu siç përmendët rastin e Austrisë. Por nga ana tjetër, fakti i suksesit nuk matet në një kohë shumë të shkurtër. Ashtu siç është procesi i radikalizimit një proces shumë i gjatë dhe proceset e deradikalizimit nuk pritet që të jenë procese afatshkurtra. Për këtë kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, ku agjencitë ligjzbatuese luajnë rolin e tyre, por ato janë vetëm fillimi i identifikimit të problematikës sepse ne jemi në pjesën më parandaluese dhe pastaj riintegruese”, deklaroi Dervishi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb