Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth ngjarjes që terrorizoi sot lagjen ‘Lef Sallata’ në qytetin bregdetar, ku një i ri u ngujua në një lokal dhe kërcënoi se do të shpërthente një bombol gazi. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:50. Burime zyrtare bënë me dije se një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, dhe duke marrë shkas nga ky rast, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombol gazi.

28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombolën e gazit për të dëmtuar veten. Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: