Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se qeveria nuk po përballon siç duhet situatën e koronavirusit në shkolla.

Kryemadhi vlerëson se përballimi i Covid në ambientet shkollore kërkon masa konkrete e jo propagandë nga ana e qeverisë.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:  

Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.

Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb