Fitorja e pastër 2-0 ndaj Kukësit, trembi menjëherë rivalët, por jo Teutën. Bregdetarët rikthejnë shumë shpejt më këmbë në tokë Tiranën, i thyejnë në transfertë më rezultatin minimal 0-1 duke vërtetuar se janë macja tyre e zezë. Pas blofit në shtëpi kundër Skënderbeut, Teuta reagoi shpejt, përballë kampionëve në fuqi, një fitore me peshë që mban të ndezur ëndrrën e tyre.

Në një ndeshej të luftuar dhe me raste për shënim, diferencën e bëri goli i Lorenco Vilës në minutën e 32-të. Pas humbjes në start, Partizani rikthehet shumë shpejt tek fitorja dhe këtë e bën në transfertë, në letër sigurisht, duke mposhtur pastër 0-2 Kukësin.

Kardozo dhe Solomon shënuan për ekipin e Ilir Dajës. Zero pikë në dy ndeshje, janë shifra që flasin qartë për këtë fillim sezoni të Kukësit, shumë larg pritshmërive, një situatë që vendos menjëherë nën presion stafin drejtues. Në barazim 2-2 përfundoi sfida ndërmjet Apolonisë dhe Bylis, ndërsa Kastrioti arriti ti marrë një pikë Laçit në transfertë duke barazuar shifrat në 1-1 në kohën shtesë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb