Një tjetër lëvizje surprizë në merkato. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj, është futbollisti i ri i Teutës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në “Facebook”, teksa futbollisti vlonjat është rikthyer te “Djemtë e Detit” pas 7 vitesh.

Idrizaj ishte pranë akordit me klubin e Drenicës, por në momentet e fundit, oferta e drejtuesve të Teutës e joshi për t’u rikthyer në Durrës.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Mbrojtësi Hektor Idrizaj është futbollist i ri i Teutës. KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hektor Idrizaj. Vlonjati rikthehet te Teuta pas shtatë vitesh, teksa ishte pjesë e Partizanit për dy sezonet e fundit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Idrizaj nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb