Carlos Tevez, futbollisti që ka luajtur me Lionel Messi-n, por edhe me Cristiano Ronaldo-n, në një intervistë për mediat argjentinase ka treguar se kush është diferenca mes dy ‘yjeve’ të futbollit Botëror.

34-vjeçari që aktualisht luan me Boca Juniors mbi të tjera shprehet se futbollisti portugez i Juventusit ia ka arritur të jetë më i miri në botë.

“Nuk e kam parë kurrë Leo Messi-n të stërvitjet në palestër, ashtu si nuk e kam parë kurrë të qëndrojë pas stërvitjes për të bërë një punë ekstra, si ndodh ndonjëherë me të gjithë futbollistët. Ai është stërvitur vetëm për penalltitë. Më parë as nuk dinte të gjuante, ndërsa tani është i saktë.”

Kjo është arsyeja përse Tevez pëlqen Ronaldo-n: “Cristiano ndalej gjithmonë në palestër dhe stërvitja e tij zgjaste gjithë ditën. Ai e ka fiksim të jetë më i mirë në botë dhe unë them se ia ka dalë. Ronaldo stërvitet që nga mëngjesi deri në darkë. Gjithmonë ishte i pari që vinte në stërvitje. Një ditë shkova te klubi i Manchester, përgjumësh, që në orën 07:00, që të isha i pari, edhe pse stërvitje niste në 09:00. Por nuk isha i pari. Atje gjeta Ronaldo që po vishej…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb