Me një krah të ngritur, të buzëqeshura dhe me shikim drejt celularit. Statuja e bronzit në sheshin qendror të Sugar Land, Texas, tregon dy vajza të cilat fotografojnë veten.

Objekti i veçantë ka ngjallur interes në qytet dhe në web. Të shumtë janë përdoruesit e Twitter, të cilët kritikojnë zgjedhjen e bashkiakut për ti dhënë shumë hapësirë një vepre realiste, por të varfër për nga kultura që përfaqëson.

Megjithatë statuja e artistit të Sugar Land, Sandy Levin, është bërë një vend interesant për selfie dhe shumë ndalojnë duke bërë foto me dy vajzat prej bronzi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb