TIRANE

Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” janë rikthyer në vëmendje akuzat e Linda Halimit kundrejt Bleros. Artistja tha se para 12 vitesh ai ka tentuar të hyjë në një hotel me të, pas disa xhirimeve që kishin.

Kjo u mohua nga ana e këngëtarit, i cili e theksoi se Lindita po gënjen dhe se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Mbrëmë ai tha se është ndjerë i zhgënjyer nga kjo deklaratë, duke e mohuar sërish. Sipas Bleros nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se e gjitha kjo është një shpifje.

Mes debatit të nxehtë të tyre, Blero tha se “këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”. Sakaq, një reagim ka ardhur edhe nga partnerja e Bleros. Përmes një statusi në Instagram, ajo shkruan:

“Kam dy fjalë për Lindën. Kqyr me sy e s’është për ty.Jo po bëj shaka. Shiko burrin tim pa frikë. E di që është hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vjet më parë. Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda.”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb