TIRANE

Nora Istrefi dha një ndër intervistat e rralla televizive mbrëmjen e djeshme përballë Donald dhe Romeo Veshajt.

Nora për herë të parë foli edhe për akuzat e Leonora Jakupit, që u shpreh vite më parë se i kishte vjedhur këngën. “Kurrë s’i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Bëhet fjalë për këngën “A e ke dit”.

Refreni i Flor Mumajesit, pjesën tjetër e kam bërë vetë. Ka qenë një këngë shumë personale e imja, e kam ndjerë shumë”, u shpreh artistja.

Kjo deklaratë e saj ka sjellë menjëherë edhe reagimin e Leonora Jakupit. Në rrjetet sociale ajo publikojë një status që duket se ishte pikërisht për kolegen e saj. “Edhe hajn edhe rrenc”, ka shkruar Leonora duke u përgjigjur kështu deklaratës së Norës.

Bukuroshet e njohura të showbizit duket se nuk ruajnë raporte të mira që nga ajo periudhë, madje as nuk ndiqen në rrjetet sociale.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb