KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur nga Davosi i Zvicrës, aty ku po mbahet Forumi Botëror Ekonomik lidhur me dekretimin e Kurtit si kryeministër si dhe qëllimet se pse ai do të bashkëpunonte me të.

Thaçi ka thënë se pret nga Albin Kurti që të formojë shumë shpejt qeverinë.

“Kemi një qëllim, të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur për integrimin europian të Kosovës dhe për të qenë një anëtar i NATO-s. Zotohem të bashkëpunoj për këto me atë që dekretova për kryeministër të Kosovës”- tha Thaçi për Bloomberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb