Britanikja “The Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, mes të cilëve është edhe plazhi i Drimadhes në Shqipëri. Plazhi i Drimadhes renditet i dyti pas plazhit të Holandës, ndërsa media britanike këshillon të vizitohet.
“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drimadhes është me të vërtetë guror, por nëse ktheheni majtas dhe ecni për 10 minuta do të gjeni plazhe plotësisht të bardha me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qetë dhe i pastër, ndërsa temperatura është e përshtatshme”- thuhet në përshkrimin për plazhin e Drimadhes.
Ndër të tjera britanikja “The Guardian” shkruan se në Drimadhes mund të gjeni cadra kampingu me vetëm 8 euro nata, ku përfshihen dyshekë të pastër, kuzhinë si dhe gjerat e domosdoshme për përdorim.
Në listë përfshihen edhe plazhe të tjera që ndodhen në Greqi, Itali etj.
(d.d/BalkanWeb)