LONDER – “The Guardian” shkruan sot se këshilltari i qeverisë “Rama”, ish-kryeministri britanik Tony Blair dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme i ka dorëzuar ish­diktatorit libian Muammar Gaddafi, kundërshtarët e tij politik. Për këtë “The Guardian” ka publikuar një letër që Tony Blair i kishte shkruar liderit libian, për ta falenderuar për “bashkëpunimin e shkëlqyer” mes agjencive të antiterrorit të të dy vendeve, pas një periudhe gjatë të cilës Mbretëria e Bashkuar dhe Libia kishin punuar së bashku në rrëmbimin dhe më pas dërgimin në Tripoli të disidentëve libianë dhe familjeve të tyre”.
Sipas artikullit, letra është dërguar nga “Downing Street”, dhe është shkruar në 26 prill 2007. Përmes kësaj letre, Blair informonte Gaddafi­n se Mbretëria e Bashkuar ishte duke dështuar në përpjekjet e saj për të depërtuar dy libianë, të lidhur me organizatën islamike opozitare, LIFG.
Letra është një nga qindra dokumentet e nxjerra nga zyrat e qeverisë libiane pas revolucionit të vitit 2011, të mbledhura nga një ekip avokatësh londinezë. Këta të fundit po mbrojnë kërkesën për dëmshpërblim në emër të rreth 12 ish-kundërshtarëve të ish-diktatorit Gaddafi.
Letra nis me fjalët “ I dashur Mu’ammar” dhe mbyllet me “Urimet më të mira, juaji përherë, Tony”. Ky dokument bëhet publik në një kohë kur politika e jashtme e qeverisë së fundit laburiste është vënë intensivisht në shënjestër.
dbb20a9c-1259-4b67-a0aa-26b4aa552239-657x1020 5800fb04-ab96-4272-aad1-2b8c5c2cbe19-620x590
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: