Shtëpia e Bardhë mund të publikojë këtë javë të dhëna të inteligjencës, të cilat do të nxjerrin në pah faktin që Pekini është duke shqyrtuar një marrëveshje armësh me Moskën.

Lajmi që është bërë i ditur nga The Wall Street Journal, do të shënonte një përshkallëzim të ofensivës diplomatike të Uashingtonit kundër Kinës. SHBA e ka paralajmëruar vazhdimisht Pekinin që të mos i ofrojë armë Rusisë, nën frikën se një gjë e tillë mund t’u japë forcave të rrethuara të Presidentit Putin një litar shpëtimi në luftën në Ukrainë.

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, i tha CBS të dielën se Kina po mendonte seriozisht t’i furnizonte Rusisë me armë.

Një vit pas luftës, Pekini duket gjithnjë e më i shqetësuar se Rusia, një nga aleatët e saj më të ngushtë, po dështon dhe mund të pësojë një disfatë të madhe në Ukrainë.

“Inteligjenca perëndimore tregon se Kina po konsideron mbushjen e rezervave të armëve që Rusia po humbet në fushën e betejës në Ukrainë”, tha një zyrtar evropian për Associated Press.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: