Gazeta amerikane ‘The Washington Post’ ka publikuar mbrëmjen e së hënës një artikull sipas te cilit nënpresidenti amerikan Joe Biden do të jetë kandidat brenda demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Por menjëherë pasi e ka publikuar artikullin, gazeta e ka hequr urgjentisht atë. Nuk dihet ende nëse gazeta ‘Washington Post’ ka një informacion sekret që nuk duhet të ishte publikuar lidhur me kandidaturën e Biden apo është thjesht një gabim teknik.

Joe Biden mund të jetë kandidat për president të SHBA¬ve por ende nuk e ka zyrtarizuar një gjë të tillë. Misteri rreth kandidimit të tij është rritur pas publikimit te artikullit të Uashington Post. Biden shihet si një kandidaturë e mundshme nëse Hillary Clinton tregon dobësi, por ai ende nuk ka marrë një vendim.

Gazetari i artikullit Paul Kane ka kërkuar falje publike duke e quajtur kete nje gabim teknik, por sërish mbesin shumë pikëpyetje se përse duhet të ishte tekst i tillë në kompjuterin e gazetarit nëse në të vërtetë nuk kishte një indicie ose një konfirmim për kandidaturën e Biden i cili ka qenë kandidat para disa vitesh përballe Obamës në Partinë Demokratike dhe pasi ky i fundit e fitoi garën e zgjodhi atë si zëvendësin e tij.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: