Ka shkuar në 92 numri i viktimave nga zjarri që ra në një spital në Irak. Më herët u raportua për së paku 60 persona të vdekur. Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 100 vetë janë të plagosur. Zjarri në spitalin e qytetit Nasiria dyshohet se u shkaktua nga shpërthimi i një bombole me oksigjen.

Nasiria ndodhet rreth 375 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad. Zyrtarët shëndetësorë thanë se zjarri u vu nën kontroll dhe se operacionet e kërkimit janë duke vazhduar.

Kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e menaxherëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes civile, përfshirë menaxherin e repartit të izolimit të pacientëve me koronavirus, tha zyra e tij. Në muajin prill, një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari me oksigjen në një spital në Bagdad vrau së paku 82 njerëz dhe plagosi 110 të tjerë.

Koronavirusi në Irak ka infektuar mbi 1.4 milion njerëz. Prej tyre, mbi 17,500 kanë humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: