Josip Maria Bartomeu dhe jo vetëm. Në pranga kanë përfunduar edhe të tjerë drejtues të lartë të Barcelonës. Pas ish-presidentit, policia spanjolle ka ndaluar CEO aktual të klubit katalunjas Oscar Grau, shefin e zyrës juridike Roman Gomez Ponti dhe Jaume Mansferrer një nga këshilltarët kryesorë. Po ashtu janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe drejtues të tjerë të Barcelonës, pas hetimeve që kanë thelluar më tej skandalin “Barça Gate”.

57655
57655

Sipas mediave iberike, hetuesit kanë faktuar se me urdhër të ish-presidentit Bartomeu ishte kontraktuar kompania “I3 Ventures”. Detyra e saj ishte të monitoronte rrjetet sociale të klubit, por në të vërtetë ajo diskretitonte emrat e mëdhenj të skuadrës si Messi apo Pique me anë të profileve fals dhe portaleve fantazëm. Jo vetëm kaq, pasi ndryshe nga kontrata me vlerë 200 mijë euro, Barcelona ka paguar 3 milion euro për këtë kompani. Ky fakt rëndon pozicionin e Bartomeut, që mund të akuzohet edhe për evazion fiskal. Ish-presidenti kaloi natën në burg, ndërsa sot doli përpara gjykatës ku përdori të drejtën për të mos folur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb