Rëndohet bilanci i tragjedisë në familjen Lala, në zonën e Kënetës, në Durrës, që ishte dhe një ndër familjet më të prekura të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, duke e çuar në 9 numrin e të vdekurve.


Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë një tjetër anëtare e kësaj familjeje, e cila humbi tragjikisht tetë anëtarë të saj nën rrënojat e tërmetit.


Bëhet fjalë për shtetasen Fiqerete Lala, që është nusja e djalit të madh të familjes Lala. Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb