RIMINI – Ka përfunduar arratia e një 28-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje në tentativë, por i arrestuar në Rimini nga efektivët e policies, gjatë një kontrolli në territor. Oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin.

Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, emri i 28-vjeçarit ndezi zile alarmi dhe doli se mbi të rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.

Pasi u dërgua në zyrat e Piazzale Bornaccinit, u bë e mundur të verifikohej se pse kërkohej 28-vjeçari. Rezultonte se ai shtatorin e kaluar kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme.

Gjatë debatit, me një thikë shqiptari ka goditur dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar. Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb