Me  tingujt e Ave Marisë të interpretuar nga Mariana Leka, u përurua restaurimi pas tërmetit i kishës së Shën Ndoit në Rodon.

Restaurimi i financuar nga programi i Bashkimit Europian, “BE për kulturën” zbatuar nga UNOPS konsolidoi muret e dëmtuara duke i ridhënë jetë një prej monumenteve më unike të kulturës në vend.

Objekti i mesjetës së hershme, i lidhur me emrin e heroit kombëtar ruan gjurmë afreskesh dhe bart gjurmë të kulturës romane e gotike.

Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin i ngarkuari me punë i BE-së dhe ambasadori gjerman

“Vlerat tona nuk kanë asnjë kuptim, nëse kultura nuk është aty për të ushqyer shiprtrat dhe mendjet tona, si Eu For Cultura, ndaj jemi këtu për të festuar programin “BE për kulturën”. ha Alexis Hupin.

Ambsadori Zingraf, në ditën e Gjermanisë, tha se është mirë të kalojmë nga muret te urat dhe ja ku jemi   me mure që shërbejnë si ura, drejt kulturës, fesë dhe besimit.

“Një nga fundjavat e para që mora pushim, kur sapo mora detyrën në Tiranë, erdhëm me time shoqe për të zbuluar bukuritë e Shqipërisë, erdhëm këtu ne Rodon mëngjesin e hershëm të një të shtune dhe gjetëm këtë vend të bukur që mbeti brenda meje. Vetëm kur hymë brenda në kishë, zbulova që një në një projekt të mëparshëm, Gjermania kishte mbështetur një restaurim të kishës 20 vite më parë. Jam I lumtur të rikthehem për një restaurim nga Bashkimi Europian.” , tha nga ana e tij Zingraf.

Kisha e etërve françeskanë, është një prej dhjetrave objekteve të trashëgimisë që restaurohen nga programi BE për kulturën, ku përfshihen kisha, institucione kombëtare, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: