Zbatimi i “Paketës së Maleve” në Theth solli debate të forta në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër.

Këshilltarët e opozitës thonë se “Paketa e Maleve” në Bashkinë Shkodër është plotësisht në zona të mbrojtura dhe mund të krijohen konflikte të reja juridike në Theth, duke e cilësuar antikushtetues. Sipas këshilltarëve opozitarë qëllimi është shtetëzimi i tokave.

Në përgjigje të ankesave të këshilltarëve të opozitës, drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Shkodër, Mikel Kopsaj tha se qytetarëve po iu jepet mundësia të investojnë në ato prona ku nuk kanë mundësi për të bërë dokumentacionin e truallit.

Debatet u zhvilluan gjatë diskutimeve për pikën e rendit të ditës “Për miratimin e subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues Jopronarë” dhe plan-rilevimet e sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Shkodër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb