Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një njoftim zyrtar në vijim të hetimeve dhe verifikimeve të kryera pas rastit të dyshuar të helmimit të 56 kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk.
Sipas AKU-së, në kuadër të procedurave të ndjekura pas incidentit, janë marrë mostra për analizë të higjienës ambientale dhe pajisjeve të punës në kuzhinat e Akademisë së Sigurisë në Sauk, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.
Mostrat janë analizuar pranë laboratorit të referencës Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku sipas rezultateve zyrtare, ato kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
Në vijim të këtyre raporteve, AKU ka vijuar me inspektimet përkatëse në të dy ambientet, si në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ashtu edhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura.
Në përfundim të procedurave, autoriteti ka vendosur zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”, si dhe ka lënë detyrë që subjekti të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm që shërbehet brenda ambienteve të Garnizonit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura.
Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë.
Në përfundim të procedurës AKU kreu zhbllokimin e aktivitetit të subjektit SORI-AL, si dhe i la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm brenda ambienteve të Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi.
