Presidenti kinez Xi Jinping deklaron se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e quan një “situatë të pamenaxhueshme”.
Lideri kinës theksoi se konflikti nuk duhet të lejohet të zgjerohet apo intensifikohet, raporton BBC. Deklarata në fjalë erdhi pas një bisede përmes një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz.
Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin.
(BalkanWeb)
