TIRANE

“Hey Lajam! Ti i ke bërë njerëzit e të gjithë botës të mendojnë se shqiptarët janë kriminelë, keqbërës dhe rrëmbyes. Merr avionin se do të rrëmbehesh, nga buukuritë e Shqipërisë!”

Kështu nis fushata më e re, e cila ka për qëllimin të promovojë  turizmin në Shqipëri.

Një thirrje personale ndaj aktorit irlandez, i njohur nga publiku shqiptar në filmin “Taken”, në rolin e një ish-agjenti të CIA-s, vajza e të cilit rrëmbehet nga trafikant shqiptar, “Marko from Tropoja”.

Ministri i Turizmit Klosi, ftoi aktorin dhe turistet e huaj  të rrëmbehen nga bregdeti dhe buzëqeshja miqësore e shqiptareve

Ne pistën e aeroportit ndërkombëtar te Rinasit ku është porta hyrëse për pjesën më të madhe të turisteve , ambasadori i Bashkimit Europian njoftoi se vendit do t’i akordohen 40 milionë euro për turizmin.

“Këtë vit komiteti europian, do të lançoje një program madhor për të ndihmuar turizmin në Shqipëri në shifrën prej 40 milionë euro. Potenciali në Shqipëri është super madhor ”Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ambasadori zviceran Adrian Maitre ftoi klasën politike te bashkëpunoje ne parlament  në të mirë të vendit.

“Shqipëria është një vend i sigurt dhe mikprites. Reputacioni i Shqiperisë do të përfitonte po ashtu në rast se vendimmarrësit e këtij vendi do të bashkëpunonin me njëri tjetrin. Puna e përbashkët në procesin parlamentar, ka ndikim te drejtpërdrejte dhe ndihmon për të krijuar një realitet pozitiv për vendin” u shpreh Adrian Maitre, ambasadori i Zvicrës në vendin tonë.

Ne fund, ambasadoret dhe te pranishmit, ju drejtuan me nje thirrje aktorit Lajam Nesson te vizitoje Shqipërinë. Pjesë e fushatës u bë edhe një peticion, ku kërkohet të nënshkruhet që aktori të vijë në Shqipëri dhe të rrëmbehet nga natyra, mikpritja dhe traditat e përjetshme të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb