Napoli fitoi 2-5 ndaj Veronës, në ndeshjen e parë të Serie A. Gjatë gjithë takimit në Stadio Marc’Antonio Bentegodi u dëgjuan thirrje kundër tifozëve napoletanë nga ata vendas, teksa nuk mungoi as hedhja e sendeve në fushë.

Për këtë arsye, gjykata sportive në Itali ka gjobitur me 15 mijë euro Veronën. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të rastit dhe tashmë i është komunikuar klubit.

Kështu, sezoni për Veronën nuk nis siç duhet, pasi përveç disfatës, merr një farë goditje edhe në aspektin ekonomik.

7i
7i

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: