TIRANE

Ditën e djeshme Albi Nako ka bërë një status në Instragram që ka tërhequr vëmendjen e mediave shqiptare.

Albi Nako
Albi Nako

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por ‘truptrashë’: vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togza e rripit”, – shkruan koreografi i njohur në ‘Instagram’.

Duke qenë se ky status shkaktoi reagime të shumta, revista ‘Class’ ka kontaktuar koreografin për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë. Albi është shprehur se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, por nuk e ka pasur me dashakeqësi për etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm për një kategori prej tyre. Albi Nako bëhet shpeshherë pjesë e mediave për deklarata të tilla të guximshme apo për jetën e tij private.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: