Man.City është futur “all-in” për të siguruar kartonin e Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas është një kërkesë specifike dhe e panegociueshme e trajnerit Enzo Maresca, me këtë të fundit që e njeh shumë mirë gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Chelasea-t. Marseca sheh te Fernandez njeriun e duhur për të përforcuar një repart që gjatë kësaj vere pati firo shumë të mëdha.
Largimi në bllok i Rodri-t, Reijnders dhe Bernanrdo Silva-s ka lënë një boshllëk shumë të madh. Man.City dhe Enzo Maresca kërkojnë një profil lojtari me cilësi dhe personalitet dhe të gjithë rrugët të dërgojnë te futbollisti i Chelsea-t. Prej kohësh të përfshirë në negociata, kthesën e madhe në këtë pikë të merkatos e ka bërë Chelsea, me blutë që kanë dhënë dritën jeshile për largimin e argjentinasit dhe për transferimin e tij te Man.City, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano-s, Chelsea e vlerëson kartonin e lojtarit me 120 milionë sterlina, nuk pranon të futet në negociata nëse Man.City ofron një shifër më të ulët. Në këtë mënyrë, topi tani i kalon Man.City, me “qytetarët” që kanë në tryezë zgjidhjen për transferimin e Enzo Maresca-s.
