Një nga protestuesit deklaroi se pushtetarët duhet të ikin, sepse po marrin në qafë Shqipërinë.

Ai tha se kjo është qeveri skandaloze sepse ka përditë skandale.

Protestuesi theksoi se Shqipëria është bërë vend i mbushur me të huaj dhe se shqiptarët kanë marrë rrugën e emigrimit.

Protestuesi: Ky vend po shkon për dreq, konviktet janë mbushur me filipinezë.

Përditë ka skandale, çdo ditë ndodh diçka e re. Këto policë shikojnë kamerat dhe bëjnë ndjekje penale dhe gjykata na nxjerr të pafajshëm. Po përdorin spraj. Nëse duan të kthejnë 97-tën, le të vazhdojnë.

O të jetë Shqipëria për ne, ose mos ta gëzojnë. Duhet t’i heqim qafe këta pushtetarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb