Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Front linë” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, në një lidhje me Skype, ka komentuar deklaratat e Metës, që është shprehur më herët se duhet t’i pritet dora kush prek votën.

Berisha theksoi se presidentit i mbetet vetëm të reagojë, kur sheh se në listat e PS-së janë anëtarë të bandës së kokainës.

“Unë kam pasur komunikime me zotin Meta, por ditët e fundit nuk kam pasur. Meta nuk po bën opozitarin. Po bën gjithçka për të krijuar vetëdijen qytetarët, që të mos ndëshkohet Shqipëria. Kam qenë që të krijohet një Komitet, i drejtuar nga presidenti, që të jetë për shqiptarët. Meta ka ngritur zërin për keq-menaxhimin e pandemisë. Kam komunikuar edhe për ligjshmërinë, kushtetuetshmërinë. Kur Meta sheh në garë padrinon e klaneve më të fuqishme të kokainës në Europë, sheh Drazhin dhe Qyrden që duhet të ishin në qeli për bëmat e tyre.

Kur sheh këta kandidatë, atëherë presidenti nuk ka zgjidhje tjetër, përpos se të mos preket vota. Roli i presidentit tani bëhet shumë i rëndësishëm. Po përpiqet që t’ju thotë qytetarëve që të mos votohen grupet e bandave të krimit që kandidon Rama, nuk ka në dorë që të bindë Tom Doshin që të mos kandidojë. Rama mbrojti Vangjush Dakon, edhe pse u shpall non grata nga SHBA. Rama ndjek interesat e parave dhe kush i bën më shumë vota”, tha Berisha.

Sali Berisha nënvizon se përplasjet e PS në Vlorë janë në fakt përleshje bandash.

“Në Vlorë, kryetari i dytë i bashkisë shpallet i shkarkuar, sulmohet pse nuk erdhi në listë. Po zëvendëson Afrim Qendro, i shkarkuar nga vetë Rama, i dërguar në Prokurori, që nuk është nga Vlora, por është nga Tepelena dhe që ka banuar në Gjirokastër. Rama e shkarkoi vetë dhe e çoi në Prokurori, e tani e ngre në poste. Rama i thotë Dritan Lelit që lëshoja kryetarin Afrim Qendros, se atë e besoj, ty nuk të besoj”, u shpreh Berisha.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb