TIRANË- Veshja dhe paraqitja e politikanëve është bërë shkak për debat midis një paneli figurash të njohura në “Top Show”.

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer ndër të tjera se kur mbulonte kulturën, i rastiste shpesh të shikonte Edi Ramën, atëherë ministër kulture me pizhama poshtë pantallonave dhe çdo ditë kishte kuriozitet e dëshirë të shikonte çfarë kishte veshur ai. Ndërsa i ka thënë troç deputetit të PD-së Ervin Salianji se vishet keq.

Por më pas ka ndërhyrë në debat deputetja e PD-së Grida Duma e cila i ka vënë në dukje se kritikon Salianjin por se i pëlqejnë pizhamet e Ramës dhe sipas saj është e pabesueshme.

Tiço: Ka shumë gra që vishen bukur.
Dudushi: Lulzim Basha vishet mirë? Të pëlqen?
Tiço: Vishet mirë, më pëlqen. Në total vishet bukur.
Dudushi: Rama?

Tiço: Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant. Ose të paktën isha gjithmonë ‘si do jetë veshur sot’. Kisha qejf të shihja surprizat. Në atë kohë unë isha gazetare kulture ai ishte ministër kulture, ishte një periudhë që e shihja gati çdo ditë dhe shkoja me qejf në Ministri për ta parë çfarë do ketë veshur sot, ca gjëra të çuditshme, deri edhe pizhama nën xhinse mbaj mend i dilnin pizhamet gri në konferencat e shtypit.

Dudushi: Salianji vishet mirë?
Tiço: Jo, më vjen shumë keq. Është një nga ata biles që…ke pasur një veshje që për mua hynte në veshjet më të shëmtuara të meshkujve me sa marr unë vesh, një xhaketë gri me kuadrate.
Nuk i shkon sepse është moshë e re. Sot ka veshur atë trikon si çun mami. Veshja e Salianjit është që e tregon më të madh në moshë. Tani është përmirësuar.

Duma: I pëlqejnë pizhamet poshtë pantallonave. Ç’t’i thuash asaj e kupton. Ç’t’i besosh Ivës tani. Pizhamat poshtë pantallonave doja t’i shikoja thua, uauu.
Tiço: Ishte ministër dhe rrinte në konferenca shtypi me këmbën kështu dhe gjithmonë i dilnin pizhamet.
Duma: Dhe një fjalë të keqe për këtë se thua dot.
Tiço: Nuk e them dot ça të bëj, jam e sinqertë.

Ervin Bushati: Shkon nga shkon muhabeti po tek Rama e ke vënë re?
Dudushi: Aty ngeci prapë. Epo tani pizhame poshtë pantallonave o burrë.
Bushati: Po jo pra, se varet ku e ka parë.
Dudushi: Si ku e ka parë, në zyrë ku do e shihte.
Tiço: Në konferencë shtypi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb