Tronditje në Romë pas asaj parrulle të ekspozuar nga tifozët e Lacios jashtë Trigorias, qendrës stërvitore të Romës. Në shenjestër edhe njëherë Nikolo Zaniolo, që dy javë më parë theu ligamentet e gjurit: “Zaniolo si Roka, topalli i Romës”, shoqëruar me një karrige me rrota.

Referimi i lacialëve, që janë në luftë prej kohësh me lojtarin verdhekuq, është Françesko Roka, i quajtur ndryshe “Kavasaki”, ish-lojtar i Romës në vitet 1972-1981, që pësoi një dëmtim të rëndë dhe pesë operacione në gju.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb