Të mërkurën në mbrëmje Higuain u rikthye në “San Paulo” për të dytën herë brenda pak ditësh. Ashtu si herën e parë, sigurisht që nuk kishte mikpritje për të, dhe kjo dukej qartë nga vërshëllimat e tifozëve kur argjentinasi prekte topin.

Për t’ju përgjigjur kritikave, përkundrazi çfarë bëri në ndeshjen e parë, ish-napolitani realizoi dy herë në portën e Reinas duke ia bërë të vështirë kualifikimin në finalen e Kupës skuadrës së Sarrit pavarësiht fitores.

Napoli u detyrua të hiqte dorë ndërsa Higuain nuk nguroi të tregonte fajtorin për kalimin e tij tek Juventus në merkaton e verës.


Sulmuesi gjatë festimit të golit të parë, u drejtua drejt tribunës duke nënkuptuar se urrejtja ndaj tij nga tifozët e Napolit ishte si atribut edhe i presidentit De Laurentis që e shtyu drejt Juves, si për t’ju treguar se faji ishte i presidentit.

Kujtojmë që për tifozët e Napolit, Higuain ishte më shumë se një yll. Ishte shpresë, futbollisti nga i cili pritej goli, beniamini i tyre. Por pas kalimit tek Juventus e gjithë dashuria u kthye në urrejtje pasi për napolitanët kurrsesi nuk falej tradhtia.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb