Katastrofa humanitare që po ndodh në Gaza nuk lë pa përfshirë edhe futbollin. Pas incidenteve në fundjavën e kaluar, manifestimi pro palestinez në Paris, I organizuar nga e majta radikale, u zhvillua pa probleme mes thirrjeve kundër Izraelit dhe akuzave ndaj presidentit Holand. Dhuna u devijua në një fushë futbolli, ku zhvillohej miqësorja mes Lilës dhe Makabi Haifa në Austri. Një ndeshje që u ndërpre përfundimisht në minutën e 40-të të pjesës së dytë nga një pushtim i fushës nga manifestues pro palestinezë, që goditën me grushte lojtarët izraelitë. Një pushtim fushe që kapi në befasi edhe policët e paktë që ishin prezentë për një ndeshje thuajse anonime, në prag të debutimit të Lilës pas një jave në takimet paraeliminatoret të Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: