Në ditën e 23 të protestave të njëpasnjëshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, pankartat e mbajtura nga protestuesit tërhoqën vëmendje të veçantë, duke përcjellë mesazhe të forta politike dhe sociale.

Mes sloganeve që u panë gjatë tubimit ishin: “Timoni është i popullit, jo i joti”, “Na keni ndarë nga prindërit, por nga Atdheu nuk na ndani dot”, “Rama sheh algoritme, ne shohim varfëri” dhe “Të rinjtë ikin, të vjetrit qeverisin”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu, protestuesit shfaqën pankarta me thirrje si “SPAK arrestoni tradhtarët”, “Durim! S’ka kthim pas! Qëndroj deri në rrëzim! Vetëorganizim!”, si dhe mesazhe të tjera që kritikonin qeverinë dhe situatën ekonomike në vend.

Në mesin e pankartave u lexuan edhe shprehje të tilla si: “Kur populli ngre zërin, pushteti ul perdet”, “Kur Rama s’ka përgjigje, shpik armiq” dhe “Kjo tokë ka pritur shekuj, mos e humbni për një brez”.

Protestat, të cilat po zhvillohen prej 24 ditësh radhazi, kanë në fokus kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim politik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb