GJEORGJI

Tirana u kthye me festë në Shqipëri, por në Gjeorgji duket se bëri vërtet dëme. Pas humbjes, trajneri i Dinamo Tbilisit, Kakhaber Chkhetiani ka lajmëruar dorëheqjen bashkë me asistentët e tij.

Shkak i këtij vendimi duket se ka qenë debate në rrjetet sociale, siç zbulon dhe ai mes lojtarëve, udhëheqësve të Dinamo Tbilisit dhe trajnerëve. Chkhetiani duket se ka marrë të gjitha përgjegjësitë me vete duke dhënë dorëheqjen.

Tirana fitoi dy ditë më parë në Tbilisi ndaj kampionëve gjeorgjianë. Pikërisht Chkhetiani mori në 2019 drejtimin e ekipit për ta shpallur kampione por eleminimi me Tiranën u la shije të hidhur.

Në fakt, Dinamo Tbilisi u paraqit mjaft mirë në fushë, por fati ishte me Tiranën që me dy gola të rastësishëm arriti të kalojë në epërsi si dhe të mbrohet mjaft mirë.

Por tani Tiranën e pret një superduel, në një derbi ballkanik me ekipi kampion legjendar të Crvena Zvezdës. Ndeshja luhet në ‘’Air Albania Stadium’’ javës tjetër e vlefshme për kualifikueset e Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb