TIRANË

Kryeqyteti sot është zgjuar i zbrazët pavarësisht se u çlirua pas një shtetrrethimi 40 orësh që filloi nga ora 13:00 e së shtunës.

Edhe pse qytetarët kanë 8 orë kohë nga ora 05:00 e së hënës për të dalë dhe për të plotësuar nevojat kryesore nga një vëzhgim i News24 rrugët ishin të zbrazëta.

Duket se pas shtetrrethimit është moti i keq me shi dhe i vrenjtur që ka mbajtur brenda qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb