Mbahet sot Kongresi Botëror i Ligjit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Anëtari i Bordit Drejtues të Organizatës Botërore të Ligjit, Alket Hyseni, në një deklaratë për News24 ka deklaruar se Tirana është kthyer në qendrën botërore të ligjit.
Hyseni u shpreh se vendi ynë është një shembull se si me anë të reformave, mbase jo perfektë, por të nevojshme, siç ai konsideron atë të drejtësisë, mund të transformohet një shtet.

“Është në traditën 70-vjeçare të Kongresit, që një vit para zhvillimit të Kongresit zhvillohet sesioni hapës në vendin organizator për të hapur serinë e debateve dhe diskutimeve, për të ftuar trupën e gjyqtarëve, avokatëve, arkitektëve e jo vetëm, për të diskutuar se ç’mund të përmirësohet në sundimin e ligjit si princip. Ky është synimi i këtij aktiviteti. Është kënaqësi të konstatoj se Tirana është kthyer në qendrën botërore të ligjit.
Mbajtja e Kongresit është një vlerësim për reformat dhe progresin që ka bërë Shqipëria. Kjo nuk do të thotë që vendi ynë është perfekt, kemi shumë për të përmirësuar, por jemi shembull se si me vullnet dhe reforma mund të transformohet një shtet.
Kemi treguar një reformë që është e thellë, e dhimbshme herë-herë, ndoshta jo perfektë por e nevojshme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb