Tirana do të luajë me Teutën pas ndalesës së kombëtares. Gjithsesi, edhe pse në fushë u kthye Filip Najdovski dhe Erjon Hoxhallari ka shlyer dënimin e kartonëve, jashtë do të jetë Gledi Mici.

Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të të verdhëve. Për ndeshjen e tretë në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen me durrsakët humbasin ndeshjen tjetër që e kanë me Skënderbeun. Pas Teutës, bardheblutë do të luajnë në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit në gjysmëfinalen e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: