Tirana vazhdon me goditjet e bujshme në merkato, teksa po përforcon radhët e saj me emra të rëndësishëm të cilët e bëjnë padyshim pretendente kryesore për titullin, teksa i japin edhe shanse të mëdha për të avancuar në Ligën e Konferencës.

“Panorama Sport” ka mësuar se bardhebluve tashmë u është bashkuar edhe mbrojtësi i djathtë i Kombëtares kuqezi, Albi Doka. Futbollisti ka qenë pjesë e Honved në edicionin e fundit dhe pas rënies nga kategoria të kësaj skuadre në Hungari, kërkonte një sistemim të ri.

Pas disa negociatash mes palëve, është arritur akordi dhe Doka tashmë do të vishet përsëri bardheblu, duke u kthyer te klubi ku nisi karrierën dhe u bë një emër i njohur. Ai u largua nga Tirana në vitin 2020, duke firmosur për Gorica në Kroaci, para se të transferohej te Honved në Hungari./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb