Tirana do të rikthejë tifozët ndaj Elbasanit. “Panorama Sport” mëson se klubi do të paguajë gjobën 5 milionë lekë të vjetra, që jep mundësinë për të pasur tifozët në javën e pestë të Abissnet Superiore.

Kujtojmë se bardheblutë ishin pa mbështetjen e tyre ndaj Vorës. Mundësia për pagesën e gjobës lind vetëm pasi shlyen gjysmën e pezullimit nga Disiplina.

Sfida me verdheblutë është projektuar më 20 shtator. Stadiumi “Selman Stërmasi” është zyrtarizuar deri tani në axhendë.

Elbasani regjistron 5 pikë as katër javësh. Konkretisht 1 pikë më shumë se bardheblutë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb