Kryeministri Edi Rama, në prononcimin për mediat, u pyet nga ana e gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj, nëse do të zgjedhë të kandidojë edhe në Tiranë, duke qenë se kryetari i partisë mund të kandidojë deri në katër qarqe.

Rama u shpreh se nuk beson se Tirana do të bëhej xheloz për Durrësin dhe Vlorën, qarqet ku ka zgjedhur të hedhë kandidaturën. Ai shtoi se për kryeqytetin ka bërë gjithçka ka ditur, për 11 vjet, kur shërbeu si kryetar i bashkisë më të madhe në vend.

“Tiranës nuk i kam borxh në sensin që jam pjesë e Tiranës, jam votues në Tiranë, kështu që nuk besoj se Tirana do jetë xheloze për Vlorën dhe Durrësin, nuk ka arsye. Plus për Tiranën kam bërë gjithçka kam mundur e ditur.

Sa më shumë të kalojë koha, do kuptohet se kam bërë gjithçka që t’ja kthej nderin, pasi për 11 vjet më ka zgjedhur kryetar bashkie. I kam edhe një borxh tjetër, që u ktheva si kryeministër, pasi më penguan që të jem sërish kryetar bashkie”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb