Tirana ka qenë e veshur sot me ngjyrat e NATO-s duke marrë një pamje mbresëlënëse. Por ata që i kanë dhënë më shumë hijeshi kryeqytetit kanë qenë avionët e NATO-s në qiellin shqiptar.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, atashe ushtarakë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe përfaqësues nga 29 vendet anëtare të NATO-s por edhe qytetarët e Tiranës kanë shijuar spektaklin në qiell të dhuruar nga avionët e NATO-s, të cilët kanë zhvilluar një fluturim demonstrativ në qiellin shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtuesit e NATO-s kanë marrë vendimin për të zhvilluar këtë fluturim demonstrativ, në shenjë falënderimi e mirënjohje për kontributin e Shqipërisë në NATO, në 10-vjetorin e anëtarësimit.
Fluturimi i parë quhet “Awacs”, i cili është një avion komandues dhe kontrollues i hapësirës së NATO-s. Pjesë e forcës ajrore të NATO, në brendësi të tij është edhe një radar, ndërsa fluturon për herë të parë në Shqipëri.

Dy të tjerë, janë dy avionë eurofighter dhe bëjnë policimin ajror të Republikës së Shqipërisë. Dy avionët e tjerë janë F16 dhe janë grekë pasi Greqia gjithashtu bën policimin ajror të Republikës së Shqipërisë, pra kontrollin ajror për sigurinë ajrore të territorit të Republikës së Shqipërisë që në marrëveshje me NATO e bëjnë dy shtete.

Më herët në sheshin “Nënë Tereza” pati një paraqitje të Forcave të Armatosura shqiptare.
PARAQITJA E FORCËS SË ARMATOSUR SHQIPTARE

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb