Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu dha mendimin e tij pas fitores 3-2 ndaj Dinamos.

“Dua të komplimentoj lojtarët për sot. Pjesa e parë e dominuar, 2-0, por futbolli është i tillë. Rezultati 2-0 është i rrezikshëm pasi futesh në tension nëse pëson. Dy gabime dhe na barazuan, por reaguam shpejt duke bërë golin e tretë. Ishte një fitore e merituar.

Nuk u tërhoqëm pas barazimit, ashtu vjen loja vetë, nuk u dhashë unë udhëzim.

Ishim duke bërë zëvëndësimin duke futur Najdovskin. Ai ka kohë që nuk luan dhe pamë minutazhin. U goditëm shpejt me 2 gola, ishte një moment dileme, por doja të ndërhyja pak më shpejt se të pësonim golat.

Patrick sërish në stol? Ishte zgjedhje taktike, ndryshuam rreshtimin. U fut Njadovski dhe ishim me 3 mbrojtës.

Mici qendërmbrojtës? E kisha studuiar Dinamon dhe duke parë Kaçorrin që luan me shpinë nga porta, Mici ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, ka eksperiencë. Rezultoi me sukses.

Golat e pësuar janë psikologjike, bëjmë gabime individuale pasi nuk është se çedojmë taktikisht. Duhet t’i zgjidhim situatat pak më thjeshtë.

Pauza e kampionatit? Na shërben pasi lojtarët kanë qenë të ngarkuar. Na bën shumë mirë, vjen në momentin e duhur.

Tirana në Final Four? Objektivi jonë është ndeshja e rradhës me Teutën dhe Skënderbeu që duhet ta kalojmë në renditje”, tha Fagu.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: