TIRANË- Banorët e Yzberishtit në Tiranë prej 1 jave vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Janë 30 pallate tek rruga ‘3 dëshmorët’, në total rreth 1500 banorë që nuk kanë ujë prej 7 ditësh. Banorët thonë se “i paguajmë rregullisht faturat e ujit të pijshëm”, por pavarësisht këtij fakti ata nuk kanë ujë në çezmat e tyre.

Ata akuzojnë punonjësit e Ujësjellësit se nuk kanë bërë asgjë dhe nuk japin sqarime për këtë problem të madh.

“Punonjësit e ujësjellësit nuk na japin sqarime. Na premtuan ujë me bote por deri tani nuk është bërë asgjë”, deklarojnë banorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: