TIRANË- 2 persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtetas nën kërcënimin e armëve. Policia e kryeqytetit bën me dije se 2 personat kanë tentuar të grabisin shtetasin R.I 23 vjeç, por pas refuzimit të këtij të fundit grabitësit e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe janë larguar.
Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pak minuta pas ngjarjes forcat e policisë kanë arritur të ndalojnë 2 personat e dyshuar.
Policia ka ndaluar shtetasin Murat Shpata 21 vjeç, të cilit i është gjetur një pistoletë me vete si dhe shtetasin Ardit Veizi. Autorët e dyshuar janë me banim pranë kthesës së Kamzës, ndërsa dyshohet se kanë kryer edhe 3 vjedhje të tjera me dhunë gjatë muajit të fundit në zonën e ‘Komunës së Parisit’.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)