Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati Nr. 2, në Rruga e Dafinave, shërbimet e policisë kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi R. A., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, policia ka gjetur një qese me rreth 1000 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që ai drejtonte.

Policia thekson se operacioni është pjesë e punës së intensifikuar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve në fazë të hershme.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb