Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Punës, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka përcjellë një mesazh vlerësimi për nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike.
Në mesazhin e saj, Komisionerja Lefterije Lleshi (Luzi) thekson rolin e rëndësishëm të punonjësve të administratës në shërbim të interesit publik, duke vlerësuar profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
Ajo nënvizon gjithashtu se forcimi i administratës publike, respektimi i standardeve ligjore dhe garantimi i të drejtave të nëpunësve civilë janë elementë kyç për ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe funksionale.
Në përmbyllje të mesazhit, Komisioneri shpreh mirënjohje për kontributin e punonjësve dhe uron: “Gëzuar 1 Majin”.
