TIRANE– Një person ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se do kryente një atentat në zonën e ish-Bllokut.

Bëhet fjalë për Riljon Lalën, nga Burreli. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore bënë të mundur arrestimin në flagrancë të të dyshuarit afër një kazinoje në këtë zonë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri, e tipit pistoletë “TT”.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se Lala atentatin do e bënte për hasmëri. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: